Ekipet e NP “Rrugët dhe Rrugicat” Shkup me urdhër të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim ndërkomunal me komunën e Gazi Babës, sot përfunduan punët ndërtimore në rrugën Hristofer Zhafaroviq.
Në një sipërfaqe totale prej 2,400 metrash katrorë, sipërfaqja e rrugës është e asfaltuar, janë ndërtuar shtigje për këmbësorë prej 685 metrash dhe një sipërfaqe prej 1,250 metrash katrorë dhe katër puseta të ujërave të zeza.
Ndërtimi i kësaj rruge me shtigje për këmbësorë është me qëllim që lëvizja e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të zhvillohet në një rrjedhë normale dhe me siguri të shtuar.