Fillojmë me rikonstruksionin e plotë të rrugës Aleksandar Urdarevski, e cila është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, projekt ky i rëndësishëm i premtuar në programin Për Shkupin Modern, të cilin do ta realizojë Ndërmarrja publike Rrugët dhe Rrugicat Shkup.
Me rikonstruksionin e plotë,rritet siguria rrugore e pjesëmarrësve në komunikacion .Rindërtimi i kësaj rruge të rëndësishme nën autoritetin e Qytetit të Shkupit është përmbushje e një kërkese gati një dekade të qytetarëve.
Rruga e automjeteve po rikonstruktohet në një sipërfaqe prej 9600 m2 dhe një gjatësi prej 1270 metrash, poashtu përpunimi i bankinave nga tamponi dhe bordure të reja , ndërsa për qytetarët e kësaj pjese të qytetit po ngrihet gjelbërim i ri, fidane dhe peizazhe të përshtatshme.