NP Rrugët dhe Rrugicat
NP Rrugët dhe Rrugicat – Shkup është ndërmarrje publike e themeluar nga qyteti i Shkupit, që kryen veprimtari me interes të veçantë publik. NP e ushtron këtë veprimtari që nga viti 1958 si Administratë rrugore e Qytetit, një organizatë e vetëfinancuar.
Nga viti 1972 deri në vitin 1992 ka qenë pjesë e NPK Komunalets-Shkup.
Me vendimin për ndarjen e kësaj ndërmarrje në disa ndërmarrje të veçanta nr. 02-3800/7 të datës 08.10.1992 dhe me regjistrim në regjistrin gjyqësor të Gjykatës së Qarkut në Shkup me numër 19253/92 të datës 29.12.1992 NP Rrugët dhe Rrugicat – Shkup filloi të funksionojë si subjekt juridik i pavarur.
NP Rrugët dhe Rrugicat kryen veprimtari sipas klasifikimit kombëtar të veprimtarive me emrat dhe kodet e aktivitetit të mëposhtëm:
Ndërtimi:
– Ndërtimi i autostradave dhe rrugëve të tjera, pistave të aeroportit dhe terreneve sportive;
Rregullimi:
– Rregullimi, ndërtimi, rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e rrugëve magjistrale, shesheve dhe terreneve sportive;
Mirëmbajtja:
-Mirëmbajtja e sinjalistikës rrugore;
-Mirëmbajtja e rrugëve dhe komunikacionit në kushte dimërore;
Në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike dhe Ligjit për shoqëritë tregtare, NP Rrugët dhe rrugicat Shkup është regjistruar në Shoqërinë Tregtare Publike me shënim në regjistrin gjyqësor – nr.02039215-7-09-000 të datës 29.10.2001 dhe kodi i aktivitetit 42.11. Selia e ndërmarrjes është në rrugën Kole Nedelkovski nr. 38 në Shkup.
NP Rrugët dhe rrugicat – Shkup është ndërmarrje publike e themeluar nga qyteti i Shkupit, që kryen veprimtari me interes të veçantë publik. NP e ushtron këtë veprimtari që nga viti 1958 si Administratë rrugore e Qytetit, një organizatë e vetëfinancuar.
Na kontaktoni
Telefoni i kontaktit:
3 162 317 faksi 3 162 744
Sektori për financa: 3224-961 lok:106
Njësiti i prokurimit publik: 3224-961 lok.:133
Adresa
Rr. Kolë Nedelkovski 38
Lokacioni i përkohshëm për shkak të kushteve të jashtëzakonshme: rruga 516 nr.10 (në ambientet e NP Higjiena Komunale