Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup, sot me urdhër të Qytetit të Shkupit, kanë asfaltuar disa llogore nga EVN në rrugët e qytetit.
Janë sanuar llogoret në kryqëzimin e qytetit në mes të bulevardit Shën Kliment Ohri dhe bulevardit Nënë Tereza, si dhe llogoret në rrugën “Jordan Mijalkov” pranë Entit Shtetëror të Auditimit.
Aktivitetet e punës kryhen me intensitet të shtuar për të arritur siguri më të madhe për të gjithë përdoruesit e rrugës.




